Telenews

Nokia vjen me ndryshimin e logos për herë të parë pas 60 vitesh – FOTO

Pasi që Pekka Lundmark e mori kontrollin e segmentit të pajisjeve të telekomit të Nokia-s, drejtori ekzekutiv e shpalosi një plan me tre faza – rifillim, përshpejtim dhe shkallëzim.

Me përfundimin e pjesës së parë të planit, Nokia tani do të fokusohet tek përshpejtimi, dhe po e ndryshon logon e saj për herë të parë në 60 vite, në mënyrë që të sinjalizoj ndryshimin e strategjisë.

Nokia po heq ngjyrën blu dhe po e zëvendëson atë me çfarëdo ngjyre që është më e përshtatshme duke pasur parasysh situatën, që do të thotë se nuk është caktuar një skemë specifike ngjyrash, raporton GSM Arena, transmeton Telenews.al.

Lundmark tha se Nokia më nuk është vetëm një kompani e telefonave të mençur, por një “kompani e biznesit të teknologjisë”.

“Nokia lidhej me telefonat e mençur, dhe sot ne jemi një kompani e biznesit të teknologjisë”, tha Pekka.

Përveç rritjes së biznesit të saj të pajisjeve të telekomit, Nokia do të fokusohet gjithashtu edhe në shitjen e pajisjeve tek bizneset e tjera.

Ai plan përfshinë shitjen e rrjeteve private 5G dhe pajisjeve për fabrikat e automatizuara, e që do ta poziciononte kompaninë si konkurrent të Microsoft dhe Amazon. Lundmark bëri të ditur se Nokia po konsideron zhvillimin dhe zgjerimin edhe në fusha të tjera.

Të ngajshme

Arrestohet i dyshuari i grupit “AlbKings” që shpërndante fotografitë intime në “Telegram”

Rama mirëpret arritjen e internetit satelitor, Starlink në Shqipëri

Instagrami do të turbullojë lakuriqësinë në mesazhe, në përpjekje për të mbrojtur adoleshentët