Telenews

Nora Gjakova pensionohet nga xhudoja

Nora Gjakova ka njoftuar për përfundimin e karrierës së saj sportive, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e xhudos kosovare.

Vendimin për tërheqje ajo e bëri publik me anë të një postimi në llogarinë e saj në në Facebook.

“Sot, në ditën e fundit të vitit 2025, po e përmbylli një kapitull të rëndësishëm që për mua ka qenë e gjithë jeta ime deri më tash, po e përfundoj karrieren time si sportiste.Une jam rrit dhe kam marr frymë me sportin e xhudos dhe jom e lumtur qe e kom jetu andrrën teme”, shkroi Gjakova.

Ajo shprehu mirënjohje për 23 vjetët e kaluar në këtë sport, duke falënderuar familjen për mbështetjen e vazhdueshme, trajnerin Driton Kuka për rrugëtimin si dhe shtetin e Kosovës për nderin që i dha ta përfaqësonte në arenën ndërkombëtare.

Për përfundimin e karrierës  së sportistes ka shkruar edhe trajneri i saj, Toni Kuka.

“Faleminderit Nora. Kampionja Olimpike sot zyrtarisht përfundoj karrierën e saj!Mirënjohës për punën,mundin e sakrifficën për gjithë Kombin Shqiptar!”

Të ngajshme

Neymar drejt Inter Miamit në 2027? Mund të ribashkohet me Messin dhe Suarezin –

KushtrimGuraj

Asllani thyen heshtjen pas dështimit të transferimit te Leipzig: Ju s’mund të më ndalni –

KushtrimGuraj

Messi donte të linte Botërorin për babain: Drama e dhimbshme që e përjetoi në heshtje

Rrezarta Ramaj