Artisti tani i njohur i skenës shqiptare, NORI, si duket nuk ka ndërmend për pauzë të shkurtër muzikore meqë tani është duke punuar projektin e ri muzikor.
Besohet që ky super projekt i Arbnor Dibranit (emri i vërtetë) do të mirëpritet nga publiku e fansat e 22-vjeçarit, pasi kënga do të jetë ritmike.
E fundit që solli mbetet “LEJA”, e publikuar në nëntor të vitit që lamë pas.

