Telenews

North West 12 vjeçe, debuton në Instagram pavarësisht kundërshtimeve të babait të saj Kanye

north-west-12-vjece,-debuton-ne-instagram-pavaresisht-kundershtimeve-te-babait-te-saj-kanye

North West 12 vjeçe, debuton në Instagram pavarësisht kundërshtimeve të babait të saj Kanye

Vajza e madhe e Kim Kardashian, North West, ka hapur llogarinë e saj personale në Instagram, duke debutuar me një fotografi të stilizuar dhe mbishkrimin e thjeshtë: “Postimi i parë”.

Në fotografinë e saj, 12-vjeçarja shfaqet me një bluzë Balenciaga, minifund të zi dhe aksesorë, duke bërë shenjë paqeje dhe me shprehje të qetë.

Megjithëse biografia e llogarisë thekson se ajo “menaxhohet nga prindërit”, babai i saj, reperi Kanye West, ka qenë më parë kundër pranisë së fëmijëve në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Në vitin 2022, Kanye u shpreh publikisht se nuk do të lejonte që vajza e tij të përdorej nga TikTok, duke kërkuar që fëmijët të hiqeshin nga rrjetet sociale.

Ky hap i North vjen pas disa postimeve të diskutueshme në TikTok, ku ajo shfaqej me tatuazhe dhe piercing të rreme, gjë që krijoi debate mes ndjekësve mbi përshtatshmërinë e përmbajtjes për moshën e saj.

Pavarësisht polemikave, North tani duket e vendosur të ndërtojë prezencën e saj në Instagram, nën vëzhgimin e prindërve. 

Të ngajshme

Djali i Violetës, Mal Retkoceri, konkurrent në Big Brother VIP Albania 5

KushtrimGuraj

Nis Big Brother VIP Albania 5 – këta janë tre banorët e parë

Erzana Fazliu

E pabesueshme se çka deklaron Benita për Toneyn: “Unë s’kam pas sen me të” (VIDEO)

Donat Hashani