Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë që kritikët e Zvicrës nuk është dashur ta vënë në mëdyshje potencialin e kësaj kombëtare të cilët kishin thënë që nuk është e fortë si ka qenë.
“Kom dëgju do sene para ndeshjes që Zvicra nuk është qysh u kanë përpara. Nuk ka kualitet sikur ka pasë. Nuk ban ashtu me folë për neve”, ka thënë Xhaka.
“Çdo lojtar që e kemi luan nëpër ligat ma të mëdha në botë. Jemi me një ekip shumë të mirë, me të rinjë, por edhe me lojtarë që kemi eksperiencë”.
“Kështu sot e bëmë një hap shumë të mirë me i kallëzu botës se Zvicra është hala këtu. Edhe sot, besoj, e kemi meritu fitoren”.