“Nuk e detyruam të pensionohet”, Murat Yakin e sheh “epokën Shaqiri” të mbyllur te Zvicra
Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin nuk e sheh më si opsion mundësinë e rikthimit të futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri.
Shaqiri e njoftoi pensionimin nga kombëtarja helvetike në korrikun e vitit 2024, ndërsa Yakin ia kishte lënë të hapur mundësinë që të rikthehet muaj më parë.
Megjithatë, në intervistën e fundit për “bluewin”, Yakin ka lënë të kuptohet se “epoka Shaqiri” te Zvicra ka marrë fund. Ai lavdëroi shumë lojtarin nga Gjilani, por shtoi se duhet të fokusohen te e ardhmja.
“Shaqiri ka bërë shumë për futbollin zviceran. Është artist, gjeni, numër 10 me këmbë të majtë. Ka pak si Shaqiri në Zvicër”.
“Por, koha po ndryshon. Ai (Shaqiri) duhet ta kuptojë rolin e tij. Në fund, ndoshta e ka menduar “nuk do të rikthehem si zëvendësues”.
Murat Yakin dhe Xherdan Shaqiri
“Duhet të lëvizim përpara. Për mua, ka kaluar një vit dhe është përfunduar”.
“Nuk i marrë shumë gjërat personale, mund të thoni atë që mendoni. Nuk e detyruam atë të pensionohet”, përfundoi ai.
Përndryshe, Zvicra është favorite e padiskutueshme për të kaluar si lider nga grupi në Kupën e Botës, sidomos pas dy fitoreve bindëse ndaj Kosovës (4:0) dhe Sllovenisë (3:0) në muajin shtator.
Kujtojmë, Zvicra në tetor përballet me Suedinë, e pastaj Slloveninë./Telegrafi/