Telenews

“Nuk e di çfarë ka pritur nga unë, kam bërë emision veç për të” – Labinot Gashi flet rreth konfliktit me Dafina Zeqirin

Labinot Gashi është njëri prej moderatorëve të parë të shoubizit që lirshëm mund të thuhet se ka sjell në skenë edhe shumë emra.

Ai shquhet për programet që ka organizuar vite më parë e po ashtu edhe për artistët që ka promovuar.

I njëjti tash e një kohë nuk ruan raporte me Dafina Zeqirin, të cilën dikur e kishte mikeshë të ngushtë.

Në një intervistë për “Krejt N’Debat”, ai e quan mosmirënjohëse duke qenë se ishte në krah të saj që nga fillimi i karrierës.

“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim. Nuk ndiqemi në Instagram. Nuk kisha dashur të hy në atë pjesë, aq më tepër del edhe thotë nuk ka qenë i sinqertë me mua. Nuk e di çfarë sinqeriteti ka pritur prej meje. Kam bërë emision ekstra veç për Dafina Zeqirin, kam bërë shumë për të, kam ngrënë bukë me të, kam qenë brenda për brenda familjes së saj”, u shpreh ai.

Labi tutje tha që tani është në pritje të një fëmije dhe ia uron të gjitha të mirat.

“Një gjë e imja e vogël i ka lënë përshtypje që po e them, e shkruaj mosmirënjohëse, në ditëlindjen që e organizon. Si është e mundur që një person që i ka ndenjur gati mos me qenë pjesë e asaj ditëlindje e me pa gjithë kastin e Big Brother, që janë të gjithë TikTok-era. Ia uroj të gjitha të mirat e sotit se po bëhet nënë, mos të stresohet. I uroj lindje të mirë e të mbarë. Mbi të gjitha është respekti. Mbi të gjitha është ai lart atje që ta di nëse nuk ta dinë këta poshtë”, theksoi ndër tjerash.

Të ngajshme

Befasuese, kjo ish-banore ka fituar më së shumti ndjekës në “Instagram”

KushtrimGuraj

Mbrëmje spektakolare në finalen e Big Brother VIP Albania, pritet performancë nga Redoni, Gjesti e shumë artistë

KushtrimGuraj

Rihanna ndez thashethemet për martesë me ASAP Rocky, në xhirimin e ri të Savage x Fenty

KushtrimGuraj