Telenews

Nuk fshihen më, publikohet një fotografi e Capital T në pushime me nënën dhe Adrola Dushin

Marrëdhënia e artistit shqiptar, Capital T dhe Adrola Dushit, siç shihet tashmë është konsoliduar.

Çifti thuhet se po shijon disa ditë pushimi në një rezidencë private.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjete sociale, ata janë të shoqëruar në pushime nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të mirë me të.

Edhe pse ka pasur spekulime prej vitesh, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lidhjen.

Sidoqoftë, modelja shqiptare është parë shpesh në koncertet e Capital T, si një mbështetëse e madhe.

Dushi më parë ka qenë e martuar me Adis Patushin, me të cilin ka edhe djalin.

Të ngajshme

Filmi “Heldin” me protagonist aktorin shqiptar Ridvan Murati, në garë për t’u nominuar për çmimin e filmit ndërkombëtar në ‘Oscars’

KushtrimGuraj

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë

KushtrimGuraj

Teksa Fero po e vuan mungesën e vajzës, Arbenita publikon foto me Ninën

KushtrimGuraj