Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova, Dolce ka reaguar publikisht duke ndarë reflektime personale mbi eksperiencën brenda shtëpisë.
Eliminimi i saj në gjysmëfinale shënoi fundin e një etape intensive, por edhe fillimin e një kapitulli të ri për të.
Pas daljes nga shtëpia, Dolce ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet e saj sociale, duke reflektuar mbi eksperiencën që i ndryshoi jetën. Ajo e përshkroi rrugëtimin e saj jo thjesht si një lojë, por si një betejë me veten.


