Telenews

Nuk iu bindën urdhrit të Policisë dhe tentuan të ikin, bien në pranga dy burra në Shtime

dyshohet-se-u-keqperdoren-mbi-100-mije-euro-ne-nje-cerdhe-ne-prishtine,-arrestohet-nje-person

Në fshatin Zborcë të Shtimes janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi ata tentuan t’i iknin patrullës policore.

Sipas organeve të rendit, të dyshuarit fillimisht nuk i janë bindur urdhrit për ndalim dhe janë larguar me veturë. Pas disa minutash ndjekjeje, ata kanë ndaluar automjetin, por njëri prej tyre ka dalë me armë në dorë dhe ka ikur drejt zonës malore të fshatit. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke rrethuar terrenin dhe, pas një kërkimi të shpejtë, e kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Gjatë operacionit është sekuestruar një pistoletë me 12 fishekë, që dyshohet të jetë përdorur nga i arratisuri.

Me vendim të prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt, derisa hetimet për rastin po vazhdojnë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që fillimisht kishin tentuar me veturë të ikin, ku më pas kanë ndaluar veturën dhe njëri nga të dyshuarit me armë në dorë kishte ikur në mal, ku më pas është lokalizuar. Pistoleta me 12 fishek është sekuestruar. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngajshme

“Akt mini-terrorist”, Avni Islami: Dëmtimi i Kanalit Ibër-Lepencë është mesazh kërcënues

KushtrimGuraj

Seanca e 28 nëntorit: Thaçi e Smakaj s’marrin pjesë

KushtrimGuraj

Vetëvendosja nominon Albin Kurtin për kryeministër

KushtrimGuraj