Telenews

Nuk ka fitues në kohën e rregullt, Kroaci – Brazil shkon në vazhdime

Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen e parë çerekfinale.

90 minutat dhuruan një lojë tejet interesante, megjithatë u mbyll 0:0.

Të dy kombëtaret kërkonin golin, por që nuk e arritën.

Kroatët ishin në një aspekt më kërkues, mirëpo jo edhe konkret.

Në anën tjetër Brazili me anë të Vinicius Jr dhe Neymarit po kërkonin golin, por u mungoi në 45 minutat e parë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Edhe në pjesën e dytë u krijuan raste të mirë, sidomos të Brazilit.

Ata e nisën furishëm 45 minutat e dyta, por portieri i Kroacisë, Dominik Livakovic ishte në vend dhe nuk lejoi të tundet porta.

Koha e rregullt u mbyll 0:0, duke shkuar kështu ndeshja në vazhdime

Të ngajshme

Trajneri shqiptar me rezultate pozitive te Amedspori, Besnik Hasi: Po vazhdojmë të rritemi!

Yllka Gashi

Topi i Artë e la jashtë, Raphinha përgjigjet në mënyrën më të mirë: Me gola dhe asistime

Yllka Gashi

“Është shqetësuese”, Albert Bunjaki flet për vendimin e Amir Rrahmanit: Hendikep i madh me t’u largu kapiteni!

Yllka Gashi