Dhjetë vjet rresht pa fjetur në krevat, por jashtë, në mjedise të sajuara. Kjo është historia e dhimbshme e yllit të këngës shqiptare, Parashqevi Simaku, e treguar sonte nga Elvira Tata, një grua shqiptare që aktualisht jeton në Nju Jork.
Në një intervistë në Tv Klan, Tata tregoi detaje nga takimet dhe bisedat me Parashqevi Simakun.
Ajo pohoi se këngëtarja e famshme qëndronte duke fjetur mbi dy valixhe diku në rrugët e Nju Jorkut.
Tata tregoi se e mori që aty dhe e strehoi provizorisht në një dhomë hoteli luksoz në Manhattan.
Ajo tregoi se u largua për 3-4 orë për të bërë blerje dhe kur u kthye e gjeti në dush teksa Parashqevia i kishte thënë: Më falni që ndjeva gjatë në dush, dakord ikim për darkë, por pastaj më lini këtu të fle, të rritet disa ditë sepse kam dhjetë vjet që nuk fle në një krevat”.
“Që prej 10 vjetësh fle ku mundet, nëpër rrugë, stacione treni, në zona të ndryshme, ku shumë shqiptarë e kanë identifikuar.
Disa prej tyre dhe miq të saj herë pas here e takonin për t’i dhuruar diçka. Ajo e kishte marrë atë vendim si një zgjedhje të sajën, jo si pamundësi.
Shumë njerëz kishin shkuar për t’ja ofruar ndihmën dhe ajo e kishte refuzuar. Ajo kishte vendosur ta bënte këtë jetë në një moment traume për arsye të humbjes së fëmijës.
E vetmja fjalë që ju ka përsëritur të gjithëve është ‘po pres të më sjellin djalin’. Historia e saj është e një vendimi që kishte marrë në jetën e saj”, tha Blendi Fevziu në emisionin e sotëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.