Telenews

“Nuk mjafton një kërkim falje…” – Haradinaj për punimin e Bashës anti-UÇK (VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me bashkautorësinë e kryeparlamentarit Dimal Basha në një artikull shkencor, i cili trajton çështje kundër UÇK-së.

Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka theksuar se kërkimfalja nuk mjafton në këtë rast, duke shtuar se përgjegjësia në punimet e përbashkëta shkencore mbetet sërish përgjegjësi.

“Unë mendoj se nuk mjafton një kërkim falje për këtë. Nuk i besoj dhe është një konventë e vitit 1978 ku thuhet se çdo punim shkencor i përbashkët, pavarësisht çka shkakton partneri yt, në atë punim shkencor përgjegjësia është e përbashkët”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se Basha nuk ka thënë të vërtetën, duke pretenduar se po tentohet të manipulohet opinioni publik.

 

Të ngajshme

Horoskopi për të hënën, 16.02.2026

Rrezarta Ramaj

Moti për këtë javë me shi e borë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shkurt

Rrezarta Ramaj