Telenews

Nuk ndal Netanhyahu, bën deklaratën e fortë kundër palestinezëve

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë për media ka thënë se “kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë”, duke shtuar: “Ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë”.

Ai e përshkruan luftën, e cila pason sulmet e Hamasit më 7 tetor, si “lufta e dytë e pavarësisë” e Izraelit, raporton BBC.

“Ne do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi. Nuk do të tërhiqemi mbi tokë dhe nëntokë”.

Netanyahu thotë se ushtarët dhe komandantët izraelitë “janë tani në Rripin e Gazës, ata janë të dislokuar kudo”.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi Izraelin për krime lufte.

Kryeministri izraelit nuk e përmend emrin e tij, por thotë: “Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më e moralshme në botë”.

Ai thotë se ushtria po merr masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzon Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke “përdorur njerëzit e tyre si mburoja njerëzore”.

Ministria e shëndetësisë në Gaza thotë se më shumë se 7600 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimin e territorit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se 40% e të vdekurve ishin fëmijë.

Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael në sulmet e 7 tetorit. Shumica e tyre ishin civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Performanca kthehet në tmerr: Britanikja pëson djegie nga litari me zjarr

Valjeta Turkaj

Trump thotë se me Putinin pati një “bisedë shumë të mirë”

Valjeta Turkaj

Deputeti dyshohet se krye vetëvrasje në parlamentin finlandez

Valjeta Turkaj