Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo ishin ish-banorët e “Big Brother VIP”, të cilët mbrëmjen e djeshme u rifutën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si me te votuarit nga publiku mes banoreve te vjeter qe jane eleminuar, pasi keta kane qene nder banoret e preferuar te cilet shumica kane dalur me nominime te forta sic ishte rasti i Kiares qe ishte me Olten nominim koke me koke.
Me sa duket Kiara i është dorëzuar dashurisë së saj ndaj Luizit. Me rikthimin e saj në lojë, moderatorja nuk ka ngurruar të shfaqë hapur ndjenjat ndaj Luizit. Dalja nga shtëpia e ka qartësuar Kiarën në qëllimet e veta për lojën por edhe në lidhje me romancën me Luizin.
Me të hyrë ajo u përqafua e përmalluar me Luizn, ndërsa kaluan natën bashkë në shtrat me puthje dhe përqafime. Nga ana e tij Luizi është shprehur më se i lumtur, duke i thënë moderatores se ajo ka qenë sfida e tij më e bukur dhe më e vështirë në jetë dhe se eshte merzitur shume pa te per nje jave dhe aq shume qe eshte merzitur i eshte dukur si te ishte nje vit pa te pasi ishte mesuar per tre muaj te ishte gjithmone prane saj.
Ndryshe, Kiara ka ardhur me plot informacione dhe ka sjellje komplet ndryshe nga ajo qe kishte para se te eleminohej dhe kete e ke verejtur edhe Luizi i cili mbreme i tha se nuk e ka puthur gjate tre muajve aq shume sa e puthi mbreme dhe Kiara tha sepse e ka marre malli pasi nuk mund te jap informacione nga jashte.

