Telenews

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kryeministri Albin Kurti ka shpërfillur urdhrin e Gjykatës Themelore që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për intervistim.

Lidhur me këtë Prokuroria Speciale përmes  një njoftimi për media ka bërë të ditur se ndaj Kurtit, do të veprohet sipas legjislacionit në fuqi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti nga Gjilani ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një çerdhe, tha se gjithmonë ka qenë dhe është i gatshëm të jap dëshmi, duke insistuar që këtë ta bëjë në zyrën e tij.

“Unë e mirëpres prokurorinë në Zyrën e Kryeministrit. Ka pasur raste në të kaluarën kur prokurorët hetuesit kanë ardhur për kryeministra jo vetëm si dëshmitar por edhe të pandehur, prandaj nuk ka ndonjë arsye që të mos vazhdohet”, ka thënë Kurti.

Kryeministri nuk ka kursyer sërish akuzat ndaj Prokurorisë Speciale, duke thënë se qëllimi i Prokurorisë nuk është luftimi i krimit dhe korrupsionit por i qeverisë. /Telenews.al/

Të ngajshme

AUV: Shtohen masat e kontrollit për produktet me origjinë shtazore të gjalla nga Shqipëria

Donat Hashani

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Valjeta Turkaj

Elezi: Numërimi i votave do të përfundojë të mërkurën

Valjeta Turkaj