Egli Tako ka gati projektin e ri muzikor Kështu bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Kësaj radhe, Egli vjen me një projekt solo. Kënga mban titullin “Jetë” dhe do të publikohet më 26 maj 2025, një datë që tashmë është shënuar në kalendarët e ndjekësve të saj besnikë.
Egli ndau disa sekuenca të shkurtëra nga klipi, duke shtuar kuriozitetin dhe emocionin tek fansat, të cilët mezi po presin lansimin.