Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR-të është duke vijuar dita e dytë e numërimit të votave nga jashtë Kosovës.
KQZ ka bërë të ditur se deri sot në orën 16:00, janë numëruar 32 kuti me fletëvotime për Kryetarë Komune dhe 23 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
”Nga 23 kuti postare, janë tërhequr:33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977.” thuhet tutje në njoftimin e KQZ-së.
Postimi i plotë: