Telenews

Nxënës të muzikës nga Kosova dhe Izraeli mbajnë koncert të përbashkët

Në shkollën “Prenk Jakova” në Prishtinë, në kuadër të muajit të Rinisë u mbajt një koncert i përbashkët nga nxënës të muzikës nga Kosova e Izraeli.

Qëllim i kësaj ngjarje ishte shkëmbimi kulturor mes Izraelit dhe Kosovës, ndërsa ofroi për publikun një program të pasur artistik, njofton Klan Kosova.

“Në koncert ishin të pranishëm, ministri i kulturës, Hajrulla Çeku, shefja e kabinetit të Ministrisë së Arsimit, Edita Buçinca, kryetari i komunës Abu Ghosh të Izraelit, Salim Jaber, drejtoresha e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, Jeta Dida Bujari, nxënës të muzikës e artdashës”.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit ka organizuar disa aktivitete kulturore e artistike dhe vizita të përbashkëta për të rinjët tanë dhe ata izraelit në qytete të ndryshme të vendit”.

Të ngajshme

Shehu: Investimet strategjike në Kosovë e Shqipëri mund të tejkalojnë 10 miliardë dollarë

Yllka Gashi

Në sheshin e Podujevës vendosën flamujt e UÇK-së një ditë para protestës për Çlirimtarët

Yllka Gashi

LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim

Yllka Gashi