Nxënësit e shkollës ”International Maarif Schools Of Kosova” vazhdojnë të korrin suksese edhe në garat ndërkombëtare të diturisë.
Së fundmi këta nxënës të degës së ” International Maarif School Of Kosova” në Prishtinë, kanë arritur rezultate fantastike në përfaqësimin e Kosovës në Garat Ndërkombëtare – STEM, shkruan Telenews.al
Pas këtij suksesi me vlerë, këta nxënë janë mirëpritur në qendrën ”Infinit” nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe Koordinatori Akademik për Olimpiadën – STEM, z. Benjamin Chen.
Gjatë këtij takimi, nxënësit ndanë përvojën e tyre në këto gara, derisa kryeministri Kurti i falenderoi për përfaqësimin e Kosovës në mënyrën më dinjitoze, duke i uruar dhe inkurajuar edhe për rezultate më të mira në vitet në vijim. /Telenews.al/