Telenews

Nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë mund të përdorin inteligjencën artificiale

nxenesit-e-shkollave-te-mesme-ne-danimarke-mund-te-perdorin-inteligjencen-artificiale

Nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë mund të përdorin inteligjencën artificiale

Një numër nxënësish të shkollave të mesme daneze do të jenë në gjendje të përdorin inteligjencën artificiale gjatë pjesës me gojë të provimit përfundimtar të anglishtes nga viti i ardhshëm, njoftoi Ministria e Arsimit.

Gjatë provimit, nxënësit do të jenë në gjendje të përdorin inteligjencën artificiale në fazën përgatitore të pjesës me gojë, dhe pasi të kenë hartuar një temë, do të kenë një orë për t’u përgatitur dhe do të jenë në gjendje të përdorin të gjitha mjetet e inteligjencës artificiale, gjë që nuk lejohej deri më tani.

Më pas ata do të duhet të japin një prezantim me gojë mbi temën e dhënë para një ekzaminuesi, transmeton Telegrafi.

Danimarka, e cila ka lejuar përdorimin e rregulluar të internetit gjatë provimeve që nga viti 2008, po përpiqet të inkurajojë zhvillimin digjital përmes të mësuarit.

“Ne po nisim këto eksperimente për të gjetur ekuilibrin e duhur”, tha Ministri i Arsimit, Mathias Tesfaye, sipas Figaro.

Ai shtoi se kur nxënësit zhvillohen si në botën digjitale ashtu edhe në atë analoge, ata janë më të përgatitur për realitetin që i pret pas shkollës.

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjatë provimeve të anglishtes do t’u vihet në dispozicion shkollave të mesme që aplikojnë vullnetarisht për këtë hap.

Të ngajshme

Një e treta e banorëve gjermanë kanë frikë se mund të humbasin punën për shkak të Inteligjencës Artificiale, zbulon një sondazh

KushtrimGuraj

Hong Kongu do të përdorë qen robotë për të luftuar virusin që përhapet nga mushkonjat

KushtrimGuraj

Inteligjenca artificiale është fajtori kryesor për një “luftë” në fushën teknologjike

KushtrimGuraj