Telenews

Nxirret në shitje logoja e famshme e Twitter, nga shtëpia e ankandeve thonë se çmimi fillestar është mbi 23 mijë dollarë

twitter-shperndan-keshillin-e-mirebesimit-dhe-sigurise

Emri Twitter nuk është përdorur zyrtarisht për një kohë të gjatë, por ata që duan të shpëtojnë logon e zogut të kaltër nga harresa mund ta bëjnë këtë nëse kanë para të mjaftueshme.

Shenja, e cila përfaqëson një nga dy zogjtë që zbukuruan zyrat e Twitter, tani është në ankand, transmeton Telegrafi.

Logoja e madhe, e cila ishte pjesë e selisë së kompanisë në San Francisko, është një nga simbolet më të famshme që lidhet me këtë rrjet social. Çuditërisht, kjo pjesë e historisë nuk është e lirë.

Aktualisht, oferta për logon e “Larry”, e cila peshon rreth 250 kilogramë, është mbi 23 mijë dollarë. Shtëpia e ankandeve RR Auction parashikon se çmimi i logos mund të arrijë në 40,000 dollarë.

Ky nuk është “Larry” i parë që del në ankand pasi Elon Musk mori drejtimin e Twitter në 2022, një numër i madh artikujsh nga ish-zyrat e kompanisë gjetën rrugën e tyre drejt ankandeve.

Një version më i vogël i logos u shit për 100,000 dollarë, ndërsa një tjetër logo e madhe nga ndërtesa u shit në ankand për një çmim të pazbuluar.

Të ngajshme

YouTube “në zi” për tragjedinë në Koçan

KushtrimGuraj

Sony po punon me një sensor të madh 200 MP për kamerat kryesore

KushtrimGuraj

Qëndrimi i vërtetë i Rusisë ndaj paqes është i qartë pas sulmeve gjatë natës, thotë Zelensky

Valjeta Turkaj