Telenews

Nxirret trupi i pa jetë i gruas që u gjet e vdekur në Prishtinë (FOTO)

Telenews.al pak më parë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti.

Telenews.al mëson se bëhet fjalë për të renë, Arjeta Shemsedini.

Shemsedini u gjet në hollin e katit të dytë të një ndërtese dhe sipas burimeve brenda Prokurorisë, e ndjera dyshohet se ka qenë përdoruese e substancave narkotike dhe si pasojë e abuzimit me to, mund të ketë ardhur deri te fundi tragjik.

Lidhur me ngjarjen e rëndë për Gazetën Sinjali ka folur shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, i cili ka dhënë detaje se si është gjetur viktima.

888

Pacolli ka deklaruar se bëhet fjalë për një grua të moshës 25-30 vjeç, e cila u gjet në korridorin e katit të dytë të banesës dhe ajo ishte e mbuluar në gjak.

Sipas tij, nuk janë gjetur plagë të cilat mund t’i jenë shkaktuar nga plumbi.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe rastin e ka konstatuar edhe Policia e Kosoëvs, të cilët kanë bërë me dije se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngajshme

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

​Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

KushtrimGuraj

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani