Telenews

Nyja e tij veçmë ishte e ënjtur – pamjet tregojnë shqetësimin për Neymar

Neymari nuk ka mundur ta përfundojë ndeshjen e parë të Brazilit në fazën grupore të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi që pësoi në këmbën e djathtë.

Imazhet e publikuara pas lëndimit të 30-vjeçarit, tregojnë se lëndimi i tij nuk ishte edhe aq i lehtë.

Në disa fotografi të shpërndara në mediat sociale dhe ato sportive, vërehet se nyja e këmbës së tij ishte ënjtur përnjëherë.

Mjeku i ekipit të Brazilit ka njoftuar se sulmuesi e ka ndrydhur nyjën dhe do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, para se të vlerësohet gjendja e tij.

Pritet të shihet nëse do të arrijë Neymar ta tejkalojë sa më shpejt këtë problem, në mënyrë që t’i ndihmojë Brazilit në sfidat e radhës.

Të ngajshme

Barrenetxea në radar të Arsenalit, pritet ofertë zyrtare

KushtrimGuraj

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj