Kreu i PD, Sali Berisha, është përplasur me Kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit mbylli fjalën e tij, ku dhe hodhi akuza të shumta ndaj opozitës.
Berisha ka shkuar vendin ku qëndron Edi Rama në ulëset e Kuvendit të Shqipërisë, ku dhe i është drejtuar me fjalë ofenduese.
Ndërkohë në mbrojtje të Ramës i kanë ardhur dhe truprojat e tij.
“O i paftyrë, o burracak, s’ke turp, i pa nderë” dëgjohet duke i thënë Berisha-Ramës.