Juristi, Azem Vllasi i ftuar në emisionin “FIVE”, në një lidhje direkte ka komentuar vizitën e Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së, James O’Brien.
Vllasi thotë se mesazhi kryesor që dha O’Brien është që Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet.
“Mesazhi kryesor ishte që Beogradi e Prishtina ta vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet veti e në këtë mënyrë kontribojnë në uljen e tensioneve që ndërkombëtaret të mos kenë problem me tensionet e vazhdueshme mes Kosovës e Serbisë”, tha Vllasi.
Vizitën e O’Brien, juristi po e quan insistim për vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi e poashtu për ulje tensionesh.
“Në Prishtinë u pa që ka insistim që disa premtime të mëhershme duhet te realizohen, këtu sillet çështja e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por si duket O’Brien ka ardhur kryesisht për të insistuar që dialogu të vazhdohet, tensionet të ulen dhe procesi i normalizimit të marëdhënieve të vazhdohet”, shtoi Vllasi.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brengosen që mes dy vendeve mund të ketë ngritje tensionesh, por sipas Vllasit, Serbia nuk ka plan për ta sulmuar Kosovën.

