Telenews

O’Brien për bisedën me Osmanin: Diskutuam për zotimet nga dialogu, përfshirë Asociacionin

Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James O’Brien, bisedën telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, e cilësoi si të mirë, teksa përmendi edhe obligimet e Kosovës që dalin nga zotimet në dialogun me Serbinë.

O’Brien, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë, përfshirë këtu edhe Asociacionin.

“Një bisedë e mirë sot me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për Kosovën kjo përfshinë Asociacionin”, ka shkruar O’Brien.

 

Në anën tjetër, Osmani e quajtur produktive bisedën telefonike me ndihmëssekretarin amerikan, O’Brien duke thënë se kanë diskutuar hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ku Kosova ka aplikuar në vitin 2022.

Në një postim në X, ajo gjithashtu bëri të ditur se kanë biseduar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë.


source

Të ngajshme

Ekzekutohen shtesat për fëmijë dhe lehona

Rrezarta Ramaj

Berisha: Me 8 maj shqiptarët mblidhen në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore

Valjeta Turkaj

Formohet komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Valjeta Turkaj