Telenews

Oda e Infermierëve dënon ashpër sulmin ndaj stafit shëndetësor në Mitrovicë

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ka dënuar ashpër sulmin fizik të ndodhur sot në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik.

Në reagimin e odës thuhet se ky akt i papranueshëm dhune ka ndodhur pikërisht në momentin kur stafi po zbatonte rregullat institucionale për kontrollin e hyrjes dhe mbrojtjen e rendit në repart, duke rrezikuar seriozisht sigurinë fizike dhe dinjitetin profesional të punëtorëve shëndetësorë.

“Oda shpreh shqetësimin e thellë për përsëritjen e rasteve të dhunës ndaj stafit shëndetësor në institucionet publike shëndetësore dhe thekson se sulmet e tilla janë të patolerueshme dhe përbëjnë shkelje të rëndë të ligjit dhe të të drejtave themelore të punëtorëve”, thuhet tutje në reagim.

Oda ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me urgjencë dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë, ndërsa institucionet shëndetësore dhe ato të sigurisë të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së stafit në vendin e punës.

Të ngajshme

Rama: Së shpejti do të kemi një koalicion me bazë të gjerë në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Në çfarë ore duhet të flemë të dielën që të kemi një të hënë më produktive?

Rrezarta Ramaj

Konjufca: Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore do ta bëjë aleancën më të fuqishme

Rrezarta Ramaj