Telenews

Oda e Mjekëve ngushëllon për vdekjen e mjekes që u godit dje nga një veturë në “Rrugën C”

 

 

Gruaja e cila është goditur për vdekje mbrëmë në “Rrugën C” në Prishtinë është Dashurije Gashi, specialiste e hematologjisë.

Oda e Mjekëve ka shprehur ngushëllime për punëtoren shëndetësore që vdiq pasi u godit nga një makinë në “Rrugën C” në Prishtinë.

“Ndahet nga jeta dr. Dashurije Gashi, specialist i hematologjisë. Dr. Dashurije Gashi kreu studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitin 2007. Ndërsa Specializimin për Hematologji e përfundoi në Klinikën e Hematologjisë, SHSKUK, në Prishtinë. Dr. Dashurije Gashi u shërbeu qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Suharekë, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të saj”, thuhet në reagimin e tyre./Telenews/

Të ngajshme

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

KushtrimGuraj

Shkupi nesër brohoret fuqishëm për drejtësi, protesta për UÇK-në e “djerësit” Mickoskin

KushtrimGuraj

Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugova”

Donat Hashani