Telenews

OEK fton kompanitë kosovare të aplikojnë për Panairin e 23-të të Ekonomisë që mbahet në prill në Mostar

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), si pjesë e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), fton ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) të jenë pjesë e delegacionit të përbashkët të 30 kompanive të Ballkanit Perëndimor të cilat do të përzgjidhen për të marrë pjesë në Panairin e 23-të Ndërkombëtar të Ekonomisë në Mostar në periudhën nga 5 deri më 7 prill 2022.
Panairi i Mostarit që do të mbahet nga data 5 deri më 9 prill 2022, është panairi më i rëndësishëm në Bosnje dhe Hercegovinë, për nga numri i ekspozuesve dhe vizitorëve. Në këtë Panair, do të mbahen konferenca shumë të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, duke u ofruar ekspozuesve kombinim të ngjarjeve të panairit, takimeve B2B dhe konferencave në një vend.
Forumi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), ka hartuar programin e Zhvillimit të Furnizuesve për të siguruar pjesëmarrjen e NVM -ve në zinxhirët e furnizimit rajonal dhe shumëkombësh dhe krijimin e partneriteteve të reja rajonale ndërmjet kompanive të Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të projektit “Mbështetje e BE-së për WB6 CIF”, pjesëmarrja në Panairin Ekonomik të Mostarit do të organizohet për 30 NVM të përzgjedhura nga Ballkani Perëndimor (5 kompani për ekonomi/rajon) nga sektori bujqësor dhe agroushqimor. Kompanitë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një delegacion të përbashkët rajonal, të shoqëruar nga 6 distributorë të mëdhenj të shitjes me pakicë, të cilët janë të interesuar të gjejnë furnitorë potencialë nga ky sektor agroushqimor.
Meqenëse ky është panair ndërkombëtar, gjuha e punës është zyrtare e biznesit (anglisht).
Detajet e kritereve të përzgjedhjes dhe linkun e aplikimit i gjeni të bashkëngjitura në ftesën zyrtare të WB6 CIF në gjuhë angleze.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve dhe dokumenteve mbështetëse është data 4 Mars 2022 në orën 12.
Apliko këtu: https://surveys.wb6cif.eu/index.php/277936?lang=en

Të ngajshme

Rama tenton ti josh pushuesit për Vlorë: Ofrohen çadrat falas për të gjithë pushuesit

Donat Hashani

Regjistrimi në UP, interesim i lartë për këto dy degë

Donat Hashani

Aliu jep përqindjen alarmante, tregon se sa përqind të ndërtimeve janë pa leje

Donat Hashani