Telenews

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Komandēs dhe Shtabit të Përgjithshëm në Amerikë

Major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane duke marrë titullin Master në Studime Operacionale nga Army University i Ushtrisë Amerikane.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi në Facebook të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“CGSC/KKSHP ka për qëlkim përgatitjen e udhëheqësve ushtarak në planifikim operacional, të menduarit kritik dhe lidership në operacione të përbashkëta dhe shumëkombëshe”.

“Forca jonë çdo ditë po rritet dhe po ngrit kapacitetet e saj profesionale e teknike, e gjith kjo falë disiplinës dhe përkushtimit të secilit ushtarak, dhe duke falënderuar partnerët tanë strategjik për mundësit që i kanë dhënë FSK-së, në edukim, shkollim e ngritje profesionale”, thuhet në njoftim.

FSK-ja ka njoftuar gjatë ditës se edhe nënkoloneli, Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngajshme

Ky është 46-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Lipjan

Erzana Fazliu

Me brohoritjet UÇK, UÇK dhe këngën “Mora fjalë” u pritën lojtarët serbë kur zbritën në fushë

Erzana Fazliu

Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Erzana Fazliu