Telenews

OKB: 2024, viti me dhunën më të madhe të kolonëve izraelitë në territoret e pushtuara palestineze

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se viti 2024 ka qenë vit në të cilin kolonët izraelitë, uzurpues të tokave palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, kanë kryer aktet më të dhunshme dhe në të cilin kanë vdekur më shumë palestinezë.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha në një deklaratë se “veprimet e kryera nga kolonët” në tokat e pushtuara palestineze janë regjistruar për rreth 20 vjet, duke shtuar se këtë vit janë kryer aktet më të dhunshme nga “kolonët”, të cilët janë përfshirë në rreth 1.400 incidente.
Në deklaratë thuhet se këto incidente përfshinin sulme fizike, zjarrvënie, bastisje ndaj komuniteteve palestineze, dëmtime dhe shkatërrim të pemëve frutore dhe pronës.
OCHA tha po ashtu se izraelitët në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar janë përfshirë në afërsisht katër incidente çdo ditë në vitin 2024 dhe se kjo ka çuar në zhvendosjen e shumë njerëzve.
Deklarata thekson gjithashtu se viti 2024 aktualisht është viti me numrin më të madh të vdekjeve palestineze në territoret e pushtuara palestineze.

Të ngajshme

Mike Johnson rizgjedhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuseve

Erzana Fazliu

Aksident i rëndë në Maqedoni, tre të vdekur në Lumin Vardar

Donat Hashani

Gjukanoviq: Ndërkohë që policia mbante konferenca ‘koti’, vrasësi vazhdonte me masakrat e tija

Donat Hashani