Telenews

OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se njerëzimi tashmë e ka humbur objektivin për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5°C dhe se bota duhet të ndryshojë menjëherë drejtimin për të shmangur pasoja katastrofike.

Në një intervistë dhënë përpara samitit të klimës Cop30, që do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin brazilian Belem, Guterres tha se tejkalimi i kufirit të vendosur me Marrëveshjen e Parisit është “i pashmangshëm” dhe do të ketë “pasoja shkatërruese” për planetin.

“Le ta pranojmë dështimin tonë. E kemi humbur mundësinë për ta ndaluar tejkalimin e 1.5 gradëve në vitet e ardhshme, dhe pasojat do të jenë të rënda – nga Amazonia, në Grenlandë e deri në Antarktidën Perëndimore”, ka deklaruar ai, raportoi të hënën “The Guardain”.

Sipas kreut të OKB-së, prioriteti kryesor në Cop30 duhet të jetë ndryshimi i menjëhershëm i kursit, për ta bërë tejkalimin sa më të shkurtër dhe me ndikim sa më të vogël, në mënyrë që të shmangen situatat që mund të çojnë në ndryshime të pakthyeshme në ekosistemet e mëdha si pyjet e Amazonës, Arktiku apo oqeanet.

Guterres theksoi se përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të shkencëtarëve, angazhimet e shteteve kanë qenë të pamjaftueshme.

Deri më tani, vetëm 62 nga 197 vende kanë dorëzuar planet kombëtare të veprimit klimatik, ndërsa për të ruajtur kufirin e 1.5°C, shkurtimi i emetimeve duhet të arrijë 60%.

Megjithatë, ai nuk e sheh objektivin të humbur përfundimisht.

“Nëse veprojmë me vendosmëri tani, është ende e mundur që pas një periudhe të shkurtër tejkalimi, temperaturat të bien sërish në nivelin e synuar deri në fund të shekullit”, është shprehur ai.

Të ngajshme

Trafik kokaine në Zvicër, operacion me 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

Valjeta Turkaj

Kurti i hakmerret Baljes, ia shkarkon zv/ministrin dhe këshilltarin

Valjeta Turkaj

Foshnja vdes disa orë pasi lindi, nëna konsumonte kokainë gjatë shtatzënisë

Valjeta Turkaj