Telenews

OKB: Shqipëria drejt plakjes

Deri në 2055 lindjet në Shqipëri pritet të jenë gati 4 herë më të ulëta se aktualisht.

Në raportin e fundit të OKB për fertilitetin, Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me rënien më të madhe të lindjeve në popullatë.

“Në projeksionet e OKB parashikohet që lindjet të zbresin në 6 mijë të tilla nga 23 mijë lindje të tilla që janë aktualisht”.

Ulja e lindjeve pritet të jetë drastike në 10-vjeçarin e parë deri në vitin 2035 ku lindjet do të zbresin në 15 mijë, për të arritur në vitin 2045 në 10 mijë lindje gjatë një viti.

Sipas OKB-së dy janë faktorët kryesorë të uljes së numrit të lindjeve, emigracioni dhe plakja e popullsisë.

“Migrimi ndërkombëtar gjithashtu ndikon në mënyrë indirekte numrin e lindjeve në vendet e destinacionit dhe në vendet e origjinës Në vende dhe zona të tilla si Shqipëria, Armenia, Guadelupa ose Xhamajka, emigrimi i një numri të madh grash në moshën riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende”.

Shqipëria nuk është e vetmja që pritet të përballet me këtë fenomen, pasi projeksionet për uljen e lindjeve prekin ë gjithë rajonin e Ballkanit. Ulje drastike parashikohen dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Për shkak të numrit të lartë të lindjeve gjatë një viti, Serbia do të jetë shteti që do ndjeje më pak rënien e fertilitetit në popullatë, ku aktualisht në të regjistrohen 53 mijë lindje në vit.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 16 Prill

Erzana Fazliu

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

KushtrimGuraj