Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari, ka ndarë disa fotografi mahnitëse nga bregdeti përmes Instagramit, duke shënuar nisjen e verës.
Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet me dy dukje verore – një set të bardhë minimal me kapele kashte dhe bikini rozë me detaje asimetrike, teksa pozon me vetëbesim në jaht, nën rrezet e diellit mesdhetar.
Pamjet e saj u pritën me komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan për stilin dhe elegancën, duke e cilësuar si një nga ikonat e modës për këtë verë.


