Telenews

Olta Gixhari në sytë e aktorëve të tjerë të “Në kuadër të dashurisë”…

Olta Gixhari është një nga protagonistet e “Në kuadër të dashurisë”, që bashkë me Luiz Ejllin, luajnë një çift të martuarish në film.

Kurioziteti patjetër që është i madh, por na duhet të presim deri në muajin tetor për të parë filmin. Megjithatë, disa detaje janë zbuluar.

Në një intervistë ekskluzive, yjet e “Në kuadër të dashurisë” janë shprehur më shumë për rolin e tyre, apo dhe skenat më të vështira që iu është dashur të luajnë.

E së fundmi, Ndriçim Xhepa dhe Sara Hoxha, kanë shprehur marrëdhënien e tyre me Olta Gixharin në sheshxhirim dhe jo vetëm…

Ndriçim Xhepa: Unë e shoh personazhin e Jonidës, pra të Olta Gixharit, bijës sime në film, në mënyrë krejtësisht të natyshme sepse unë njihem me Oltën kur ajo ishte student në shkollë, në vitet 2005-2006. Në lëndën e të folurit skenik e kam pasur student dhe i kam kofidencat edhe miqësore edhe profesionale me të, kështu që nuk kisha asnjë problem në marrëdhënie me të.

Sara Hoxha: Marrëdhënia ime me Oltën në film, me Jonidën, është e ngjashme me marrëdhënien tonë edhe jashtë filmit. Pra ne kemi mendimet tona të ndryshme, për gjëra të ndryshme, por prapë e duam shumë njëra tjetrën dhe kuptohemi shumë mirë. Ngjarjet në film na çojnë në drejtime të kundërta, mendoj. Por që prapë e kam motër dhe nuk kam ku ta çoj…

Të ngajshme

Martohet Gresa Hoti?

KushtrimGuraj

Ronela Hajati bashkon forcat me Lyrical Son dhe Mc Kreshën për një projekt muzikor

KushtrimGuraj

Ronela Hajati bashkon forcat me Lyrical Son dhe Mc Kreshën për një projekt muzikor

KushtrimGuraj