Telenews

Oltion Bilalli reagon për herë të parë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore: “ELHAMDULILAH, do të kthehem më i fortë!”

Pas ditëve të vështira që kaloi në koma si pasojë e një lëndimi të rëndë në fushën e gjelbër, futbollisti Oltion Bilalli ka reaguar për herë të parë personalisht përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

Elhamdulilah. Së pari falënderimet i takojnë Allahut, Shëruesit të vetëm, që jam shumë më mirë me shëndet,” ka shkruar ai në fillim të postimit të tij, duke theksuar se përmirësimi i gjendjes së tij është një bekim i madh.

Bilalli ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që ishin pranë tij në këtë periudhë të vështirë, duke filluar nga stafi mjekësor i klubit të tij, veçanërisht Dr. Arbeni, Dr. Argjili, e po ashtu edhe mjekët e Malishevës, Gjilanit dhe të QKUK-së, si dhe repartit të neurokirurgjisë në Prishtinë ku ishte i shtruar që nga momenti i lëndimit.

“Lojtarët, familjarët dhe të gjithë ata që u përkujdesën për mua – faleminderit nga zemra,” ka shtuar ai.

Futbollisti, i cili ishte në gjendje kome pas lëndimit, ka premtuar se me ndihmën e Zotit do të kthehet në fushë më i fortë se kurrë më parë: “Me lejen e Zotit, shpresoj dhe premtoj se do të kthehem edhe më i fortë se si kam qenë.”

Ai përfundon postimin e tij duke premtuar se do t’i përgjigjet mesazheve të shumta të mbështetjes që ka marrë nga dashamirës, tifozë dhe miq: “Do të mundohem të ju përgjigjem mesazheve një nga një.”

Ky reagim ka prekur shumë dashamirës të sportit në Kosovë, të cilët shpresojnë në një rikthim të shpejtë të Bilallit në fushën e lojës.

 

Të ngajshme

Ancelotti kontakton dy yjet e mëdha të Brazilit

KushtrimGuraj

Finalja e Champions League Inter-PSG, UEFA vendos për arbitrin

Donat Hashani

Agjencia e Antidopingut demanton zyrtarisht spekulimet për Green

Donat Hashani