Ofertat e shumta nga Liga Premier, Real Madridi merr vendimin përfundimtar për Nico Paz
Real Madrid ka marrë vendimin për të rikthyer në skuadër talentin argjentinas Nico Paz, pasi ka refuzuar disa oferta të majme nga klubet e Ligës Premier, që ishin gati të paguanin deri në 70 milionë euro për shërbimet e tij.
Mesfushori ofensiv po kalon një sezon të shkëlqyer te Como, ku është rritur ndjeshëm nën drejtimin e stafit italian, por qëllimi ka qenë gjithmonë i qartë, përgatitja për rikthimin në “Santiago Bernabeu”.
Sipas mediave spanjolle, Real Madrid dhe Como kanë rënë dakord për rikthimin e tij verën e ardhshme, me një shumë simbolike rreth 10 milionë euro, si shenjë mirënjohjeje për zhvillimin që lojtari ka pasur në Itali.