Telenews

OpenAl prezanton modelin o3-mini që ‘lë në hije’ DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet

openal-prezanton-modelin-o3-mini-qe-‘le-ne-hije’-deepseek-un-kinez-me-shpejtesi,-zgjuaresi-dhe-efikasitet

OpenAl sapo ka lansuar modelin o3-mini, më të shpejtë, më të zgjuar dhe më efikas se kurrë!

Me arsyetim të avancuar, saktësi të përmirësuar dhe performancë më të mirë se DeepSeek, OpenAl o3 është krijuar për detyra matematikore, shkencore dhe kodimi.

Ofron qasje falas për të gjithë, me kufizime të zgjeruara për përdoruesit me pagesë.

Bëhet e ditur se ky model është shumë i avancuar në zgjidhjen e problemeve, përcjell Telegrafi.

Dhe siç raportohet, ka mposhtur startupin kinez DeepSeek në saktësi, efikasitet dhe shpejtësi të përgjigjes.

Mësohet të jetë më i fortë në fusha si matematika, kodimi dhe arsyetimi logjik, në krahasim me modelet e mëparshme.

Ndër tjera, ka aksesueshmëri më të gjerë. Është i disponueshëm për përdoruesit e ChatGPT falas dhe abonentët Plus/Pro.

Ndryshe, lajmin për lansimin e këtij modeli të avancuar e ka bërë të ditur vetë shefi i OpenAl, Sam Altman, në një postim në X.

“o3-mini ka dalë! Model i shpejtë, i zgjuar. I disponueshëm në ChatGPT dhe API”, shkroi Altman. /Telegrafi/

Të ngajshme

Inteligjenca artificiale do të shkruajë “shënime të komunitetit” në X

KushtrimGuraj

Platforma X nis testimin e AI për “shënime të komunitetit”

Valjeta Turkaj

Jeni në rrezik, shtojcat e rreme të Firefox-it vjedhin të dhëna

Valjeta Turkaj