Telenews

Operacion policor në Klinë e Prishtinë zbulohet arsenal armësh

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe me mbështetjen e njësive tjera policore, ka realizuar më 13 gusht 2025 një operacion të gjerë në Klinë dhe Prishtinë, duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe një lokacion në Prishtinë, ku janë shoqëruar tre persona të dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar këto dëshmi materiale:

  • 1 armë e gjatë snajper

  • 2 karikatorë me 40 fishekë

  • 1 pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë

  • 1 pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë

  • 1 pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë

  • 1 pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë

  • 1 pushkë ajrore me 5 fishekë

  • 14 fishekë për pistoletë me gas

  • 1 pushkë gjuetie

  • 1 automatik AK-47 me dy karikatorë

  • 3 telefona mobil

  • 1 thikë

  • 1 shpatë të arteve marciale

  • 1 jelek antiplumb

Disa nga armët dhe pajisjet e gjetura rezultojnë me leje, por janë sekuestruar për verifikim dhe procedura të mëtejshme ligjore.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Disa të plagosur nga dhuna në Serbi, përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e Vuçiqit

KushtrimGuraj

“Golden Dome” – Katër shtresa mbrojtëse në hapësirë dhe tokë për SHBA-të

KushtrimGuraj