Telenews

Operohet djali i aksidentuar në Sibovc, motra dërgohet në Neurokirurgji

Familja Sopaj e Malishevës humbi sot dy anëtarë të familjes në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

Një nga familjarët e ka konfirmuar, se djali është operuar gjatë një operacioni të udhëhequr nga ortopedi, derisa vajza po mjekohet në Neurokirurgji.

Ndryshe ende nuk dihet nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.

Familjarët i kanë thënë Klan Kosovës se nuk kanë ndonjë informacion rreth rastit, por shprehur të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime.

Të ngajshme

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Yllka Gashi

Potera: Mësimi tërëditor ka qëllim të mirë, por shkollat në Kosovë nuk i kanë kushtet

Yllka Gashi

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi