Telenews

“Operonte pa licencë në Kosovë”, BQK konfirmon mbylljen e kompanisë së sigurimeve “Dunav Osiguranje” në veri

Dy institucione tjera paralele janë mbyllur të mërkurën më 8 janar, në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar mbylli Administratën Tatimore, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, si dhe kompaninë e sigurimeve “Dunav Osiguranje”, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani lidhur me mbylljen e kompanisë së sigurimeve, tha se policia në këtë aksion asistoi zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, dhe se prokurori e cilësoi rastin si “shpërdorim të veprimtarisë ekonomike”.

Lidhur me këtë, nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka dhënë detaje rreth operimit të kësaj kompanie në veri të vendit.

Sipas BQK-së, kompania e cila është përfshirë në hetime nuk kishte licencë për operim në territorin e Kosovës.

“Në përgjigje ndaj informatës zyrtare nga Policia për dyshimin nëse operon me ose pa licencë një kompani sigurimi, BQK në kuadër të mandatit të saj ka informuar se një kompani e tillë nuk ka licencë për operim në Kosovë dhe sipas nenit 5 (par. 1 dhe 4) të Ligjit për Sigurime (Nr. 05/L-045), asnjë person s’mund të operojë pa licencë”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Të ngajshme

Arianit Koci ofrohet si kundërkandidat i Konjufcës, kërkon 30 nënshkrime për kandidim

Valjeta Turkaj

“…ka me marrë vesh krejt bota”, Bekim Jashari emocionon me fjalët që ia kishte thënë Hamëz Jashari

Valjeta Turkaj

Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin

Valjeta Turkaj