Telenews

Opozita në Drenas kundërshton dhënien në shfrytëzim të 54 pronave komunale

Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit, si pikë e rendit të ditës ishte votimi për propozim vendimin për dhënien e pronave publike të kësaj komune për shfrytëzim afatgjatë.

Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar opozita.

Asamblistët opozitarë kundërshtuan që 54 prona komunale t`i jepen në shfrytëzim biznesmenëve për ndërtimin e banesave që siç thonë ata kryetari Ramiz Lladrovci ua ka borxh “dostave”. Ndërkohë, si kundërshtim kryesor e shohin rrënimin e objektit të komunës së vjetër, ku brenda e saj është salla e vetme kulturore ku të rinjtë mund ta shfrytëzojnë.

Lladrovci para fillimi të seancës kërkoi që nga salla të largohen aktivistët “Demokratët për Drenasin”, duke thënë se janë duke bërë propagandë.

Të ngajshme

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj