Telenews

Orari i xhiros së parë në Superligën e Kosovës: Tri ndeshje të shtunën, dy të dielën

Albi Mall Superliga e Kosovës do të startojë këtë javë në sezonin 2023/24, ku tri ndeshje zhvillohen të shtunën, ndërsa dy të tjera të dielën.

Ndeshjet këtë javë zhvillohen nga ora 17:00, ndërsa derbi i kësaj jave është mes Dritës dhe Llapit që luhet të dielën në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Të dielën do të luajë edhe kampioni aktual Ballkani, që do të jetë mysafir i Lirisë në stadiumin “Përparim Thaqi”.
Hapjen e kësaj xhiroje e bëjnë Fushë Kosova dhe Gjilani, ndërsa po këtë ditë luajnë edhe Prishtina – Feronikeli dhe Dukagjini – Malisheva.

Sezoni 2023/24 do të fillojë me favoritë si Ballkani, Drita dhe Llapi, ndërsa në garë mund të futet edhe Prishtina.

Por nuk duhet harruar as Dukagjinin, Malishevën, Lirinë dhe Feronikelin që kanë bërë disa lëvizje interesante.


Java 1

E shtunë

Fushë Kosova – Gjilani

Prishtina – Feronikeli 74

Dukagjini – Malisheva

E diel

Liria – Ballkani

Drita – Llapi

(Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 17:00)

Të ngajshme

Chelsea po planifikon një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Arsenalit

KushtrimGuraj

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Diogo Jota dhe vëllai i tij përcillen në “banesën e fundit”, pranë kishës në qytetin e Gondomarit

Donat Hashani