Telenews

​Organizata terroriste serbe kërcënon me vdekje ministrin Sveçla

Profili i organizatës “Severna Brigada” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas burimeve të kosovapress, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Ndryshe, Sveçla sot ka thënë se Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.

Ai ka bërë të mitur në një postim në Facebook se kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Të ngajshme

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj