Telenews

ORGANIZATAT QË SHPËRNDAJNË USHQIM PËR FAMILJET NË NEVOJË TASH DO T’I MBËSHTESË EDHE QEVERIA

Siç ka njoftuar ministri Murati, mbështetja do të jetë varësisht nga kapaciteti shpërndarës që ka organizata me këto kushte: pako ushqimore deri në 50 euro për familje, si dhe së paku 70% e vlerës së pakos të jetë produkte vendore.
“Sot, në kuadër të Masës 3.4, kemi hapur thirrjen për mbështetje të organizatave dhe entiteteve që shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, shtoi se mbështetja do të vijë varësisht nga kapaciteti që ka organizata, ku së paku 70% e vlerës së pakos do të jetë produkte vendore, deri në 50 familje.
Ndërsa, për më shumë detaje për dokumentet e aplikimin tha se duhet drejtuar tek faqja e MFPT, deri në afat të fundit më 7 prill.
“Sot, në kuadër të Masës 3.4, kemi hapur thirrjen për mbështetje të organizatave dhe entiteteve që shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë. Mbështetja do të jetë varësisht nga kapaciteti shpërndarës që ka organizata, me kushtet si vijon: Pako ushqimore deri në 50 euro për familje; dhe së paku 70% e vlerës së pakos të jetë produkte vendore;
Për detaje tjera dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t’i referoheni shpalljes së publikuar në faqen e MFPT. Afati i fundit për aplikim është data 7 prill.
Deri më tani, në kuadër të Masës 3.4 janë shpërndarë kuponë ushqimorë për mbi 10 mijë familje në asistencë sociale, 6 muaj nga 60 euro (gjatë vitit të kaluar), si dhe janë mbështetur 11 kuzhina popullore që u shërbejnë ushqim çdo ditë mijëra familjeve në nevojë.
Mbështetjen në kuadër të Masës 3.4 po e vazhdojmë duke qenë të vetëdijshëm që mekanizmat institucionalë jo çdoherë arrijnë të adresojnë të gjitha familjet që kanë nevojë, sidomos tani kur kemi një periudhë të vështirë të inflacionit në nivel global”, njoftimi i plotë.

Të ngajshme

LDK zyrtarisht bojkoton RTK’në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format

Donat Hashani

BE-ja sërish kërkon që Asociacioni të formohet, nuk i diskuton kushtet e Kurtit

Donat Hashani

Osmani takohet me Kryediplomaten e Islandës, Presidenca tregon çka folën

Donat Hashani