Telenews

Organizim i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm-arrestohen dhjetë persona

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për luftimin e aktiviteteve të paligjshme, ka realizuar me sukses një operacion policor në orët e hershme të mëngjesit të datës 22.03.2025.

Pas pranimit të informatave të besueshme për organizimin e bixhozit të paligjshëm në një objekt banesor në qytetin e Gjakovës, Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ekzekutuar urdhër-kontrollin në dy lokacione të dyshuara.

Gjatë këtij operacioni, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: Tre aparate të lojërave të fatit (APEX), Rreth 6 mijë euro dhe disa qindra të tjera në valuta të ndryshme të vendevetë tjera, “Qipa të pokerit” dhe letra bixhozi si dhe një pistoletë me një karikator.

Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar 10 persona të dyshuar (meshkuj të moshës madhore), të cilët, pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa rasti po hetohet në drejtim të veprave penale: “Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të jashtëligjshëm edhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar rastet e tilla përmes numrave zyrtarët kontaktit.

Të ngajshme

Arbëri befason me deklaratën për Gjestin dhe Eglin

Erzana Fazliu

PDK thërret konferencë për media

Erzana Fazliu

Për shkak të defekteve, disa rrugë në Prishtinë mbeten pa furnizim me ujë

Erzana Fazliu