Telenews

Organizonin lojëra fati në disa lokale, 3 të arrestuar, procedohen 7 persona

Policia e Durrësit ka realizuar kontrolle të vazhdueshme në ambientë të ndryshme, teksa kanë zbuluar 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati, baste sportive.

Si rezultat, janë arrestuar tre persona, shtetasit A. N., 28 vjeç, E. K., 31 vjeç, E. K., 31 vjeç, të tre banues në Durrës, raporton Euronewsalbania.

Nga ana tjetër, janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona: A. T., 22 vjeç, G. K., 22 vjeç, L. R., 65 vjeç, B. S., 57 vjeç, K. L., 44 vjeç, O. B., 18 vjeç dhe E. K., 56 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Të gjithë të përfshirët u kapën në flagrancë në këto lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Të ngajshme

Zbardhet dëshmia e turistes italiane që u abuzua seksualisht në Durrës: E shtyva disa herë, por nuk u ndal

Erzana Fazliu

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për fajde dhe shpëlarje parash

Erzana Fazliu

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Erzana Fazliu