Telenews

Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe administratori

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Game Over”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në qytetin bregdetar.

Në kuadër të këtij operacioni, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë pronari i lokalit, A. L., 32 vjeç, dhe administratori, S. T., 42 vjeç, të cilët dyshohen se kishin vënë në funksion disa kompjutera për zhvillimin e lojërave të fatit, shkruan vizionplus.tv.

Gjatë kontrollit në lokalin që ndodhet në lagjen “24 Maji”, policia sekuestroi: 7 pajisje kompjuterike të përdorura për lojëra fati,, 1 valixhe me çipsa pokeri, dhe 1 përforcues metalik grushti.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan se pronari i lokalit, A. L., ishte gjithashtu i shpallur në kërkim nga DVP Berat, pasi dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Përfundon parada ushtarake në Serbi, studentët dhe qytetarët shtyhen nga policia

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e hetimeve të mëtejshme.

Të ngajshme

Zelensky thotë se situata në vijën e frontit ka qenë më e mira për Ukrainën në 10 muajt e fundit

Valjeta Turkaj

Ekzekutivi miraton marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë

Valjeta Turkaj

Shefi i shtabit të Ushtrisë amerikane do të dalë në pension

Valjeta Turkaj