Telenews

Osmani: 24 Marsi, dita kur liria mori krahë – nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shkruar për përvjetorin e 26-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

24 Marsi, Osmani tha se ishte dita kur liria mori krahë dhe kur bota demokratike nuk heshti.

Osmani falënderoi aleatët e Kosovës që ndihmuan për kauzën për shtet të lirë, të pavarur e sovran.

“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.

Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!” – ka shkruar Osmani.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 26 Mars

Erzana Fazliu

Qeveria mblidhet nesër, këto janë tetë pikat e rendit të ditës

KushtrimGuraj